Foto: Ilustrim

Gjuajtje me armë zjarri gjatë orës policore, tre persona u shoqëruan në polici

Tre persona sonte u shoqëruan në polici si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia, rreth orës 19:37, është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona”, njoftoi Krasniqi.

Sipas tij, në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja dhe policia po vazhdon ta trajtojë rastin./21Media