Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjobitet vozitësi në Gjilan pasi nuk respektoi shenjën e ndalimit

Një gjobë prej 300 eurove i është shqiptuar një vozitësi në Gjilan nga policia pasi që i njëjti nuk ka respektuar shenjën e ndalimit dhe është larguar nga aty në drejtim të panjohur më pas.

Sipas njoftimit të policisë të datës 10.04.2024, njësiti patrullues në Gjilan me 06.04.2024 rreth orës 20:00  ne rrugën e “Gjinolleve” ka vërejtur një automjet duke vozitur me shpejtësi të vrullshëm , të njëjtit i është dhënë shenjë që të ndalet por i njëjti nuk është ndalur dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

“Pas veprimeve operative është arrit që të identifikohet vozitësi shtetas i Kosovës, dhe ndaj të njëjtit konform ligjit të trafikut rrugor janë shqiptuar dy gjoba për Kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme nga njëqind e pesëdhjetë euro dhe një pikë negative veç e veç”- thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Gjilanit.

Me anë të këtij njoftimi, policia ka apeluar që të respektohen, rregullat, shenjat dhe ligjet në trafikun rrugor për tu shmangur nga aksidentet në rrugë.