Foto: Policia e Kosovës

Gjobiten shoferët që me vetura bllokuan kontejnerët e bërllokut

Policia e Kosovës ka gjobitur 16 shoferë të cilët duke parkuar automjetet te kontejnerët e mbeturinave ua kanë bllokuar qasjen qytetarëve por edhe kompanisë që mbledh mbeturinat.

Policia tha se gjobat janë për kundërvajtjen e parkimit të parregullt.

“Duke parë që disa pjesëmarrës në trafik  po bllokojnë qasjen në kontejnerët e mbeturinave edhe për qytetarët por edhe për ndërmarrjen pastrimi, ndaj tyre vetëm  paraditen e sotme policia në kryeqytet ka shqiptuar 16 masa administrative  me gjobë për kundërvajtjen e parkimit të pa rregullt”, tha për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Foto: Policia e Kosovës