Komuna e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Gjobiten me nga 150 euro dy biznese në Mitrovicë, uzurpuan hapësirën publike

Me nga 150 euro gjobë janë dënuar dy biznese në Mitrovicë pasi kishin uzurpuar hapësirën publike, njëri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ ndërsa tjetri në sheshin ‘Adem Jashari’.

Në arsyetimin e Drejtorisë së Inspekcionit thuhet se subjekti afarist në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ e kishte vendosur reklamën në hyrje të objektit dhe një reklamë tjetër në shtyllën e rrymës pa leje nga organet kompetente.

Ndërkaq subjekti tjetër afarist i gjobitur kishte vendosur mallra të ndryshme në hapësirë publike.