Gjilanit nis pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve
Komuna e Gjilanit, sot në mëngjes ka nisur të bëj pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve, në kuadër të rekomandimeve të kryetarit Lutfi Haziri dhe Komisionit Emergjent, si masë parandaluese për t’i mbrojtur qytetarët nga mundësia e përhapjes së virusit COVID-19.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka thënë se kjo është masë parandaluese për t’i mbrojtur qytetarët e Gjilanit dhe në varësi prej vlerësimeve të gjendjes kjo edhe mund të përsëritet me të vetmin qëllim që ambienti ku lëvizin qytetarët të jetë i dezinfektuar.
“Me rekomandimin e kryetarit Haziri dhe vlerësimeve të Komisionit emergjent për mobilizim kundër Covid-19, kemi marrë këtë veprim në terren për dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve. Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie dhe fton të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent me kujdes maksimal dhe njëkohësisht për çdo dyshim, luten që të paraqiten në institucionet shëndetësore për t’u testuar. Nuk ka vend për panik në asnjë moment, sepse Komuna e Gjilanit ka marrë të gjitha masat për parandalimin e këtij virusi”, ka thënë drejtori Korça.
Ai ka shprehur një falenderim të veçantë për kompanitë që po e bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin në mënyrë vullnetare.
“Kështu puna e Komunës së Gjilanit në këto raste emergjente po bëhet më e lehtë me ndihmën që merret në vazhdimësi nga kompanitë gjilanase”, ka thënë Korça.
Qeveria: Gjendja e jashtëzakonshme e propozuar nga presidenti është masë ekstreme
.