Gjilan

Gjilanasi arrestohet nën dyshimin keqpërdori seksualisht disa të mitura

Një person është arrestuar në Gjilan me dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht disa vajza nënë moshën 16 vjeçare. Raporti i policisë saktëson se policia ende nuk i ka të njohura viktimat por i dyshimti i ka publikuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale gjë që ka shërbyer si provë për arrestimin.Personi është paraburgosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.