Foto-ilustrim, burimi: Wikimedia

Gjilan, e mashtron se do t’ia blejë ekskavatorin, nuk ia jep paratë

Është arrestuar një burrë në fshatin Zhegovc të Gjilanit, pasi i njëjti e kishte mashtruar një burrë tjetër për një ekskavator.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari i kishte marrë mjetin ndërsa nuk ia kishte dhënë paratë duke e vënë në lajthitje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 18 janar.