Ilustrim.

Gjilan, arrestohet i dënuari nga Gjykata për vjedhje

Policia e Gjilanit në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore sot ka arrestuar një person të kërkuar me inicialet N.A., i lindur më 1992.

Saipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Gjilan me dënim burgimi prej një vit e tre muaj për veprën penale – vjedhje dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Në këtë njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.