Gjilan, 14 raste të reja me COVID-19, një prej tyre është infermiere në Spital

Nga 14 rastet e konfirmuara sot në komunën e Gjilanit me COVID-19, njëra është infermiere në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

KALLXO.com merr vesh se ajo është infermiere në Repartin e Pediatrisë.

Rasti i konfirmuar sot brenda Spitalit të Gjilanit e rrit numrin e të infkektuarve brenda këtij spitali në 5, pasi gjatë ditës së djeshme u konfirmuan pozitiv me COVID-19 edhe një pediatër, dy infermiere dhe një person tjetër i stafit të mirmëbajtjes.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme KALLXO.com raportoi se për shkak të rasteve të reja me coronavirus, është dhënë vendimi që Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit të mbyllet.

Ky rast shënon edhe rastin e parë që një Klinikë spitali mbyllet për shkak të coronavirusit.

Stafi i infektuar në Pediatrinë e Gjilanit, Komuna mbyll spitalin