Ilustrim Foto: Kallxo.com

Gjendja në pikat kufitare Kosovë - Serbi

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të dalë nga Kosova këtë të hënë nga pika kufitare me Serbinë në Merdare është një orë e gjysmë.

E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta.

Ndërsa, kolona e automjeteve në këto momente është e gjatë afro një kilometër.

Pritje deri një orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Atje udhëtarët duhet të presin 80 deri 90 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona e automjeteve është 600 metra, shkruan rtv21.tv.

Raportohet se në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 20 minuta për hyrje-dalje.

Dje pritjet për të dalë nga Kosova përmes Merdares kanë qenë rreth 9 orë. /21Media