Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

17 pacientë me COVID-19 janë duke u asistuar me oksigjen në Spitalin e Gjakovës.

Tutje, sipas raportit të spitalit 47 pacientë janë duke u trajtuar për coronavirus, ku 10 prej tyre tashmë kanë rezultuar pozitiv.

Në pritje të rezultatit për mostrën e marrë për coronavirus janë edhe 37 pacientë të tjerë në këtë spital.

Në nivel vendi deri më tani rezultojnë pozitiv me COVID-19 5877 persona, 3069 janë shëruar dhe 139 kanë vdekur.

Që nga java e kaluar kanë filluar të bëhen edhe testet serologjike.

Përmes testeve serologjike kuptohet nëse një person ka qenë më herët i infektuar nga coronavirusi apo jo.