Një person duke u testuar për COVID-19 në Prishtinë - Foto: REL/AFP

Çka janë testet serologjike?

Njëra nga mëynyrat për të vërtetuar nëse në trupin e pacientit gjendet virusi COVID-19 është testi RT-PCR, i cili tregon gjendjen momentale.

Testi për coronavirus RT-PCR që u bëhet pacientëve tregon nëse infeksioni është i pranishëm për momentin në trupin e pacientit.

Mirëpo, ekziston mundësia që të vërtetohet nëse një person ka qenë më parë i infektuar me coronavirus, dhe testi serologjik mundëson një gjë të tillë.

Testet serologjike janë e kunderta e testit RT- PCR, pra përmes testeve serologjike zbulohet nëse ai person e ka kaluar infeksionin apo jo, që do të thotë zbulohet nëse personi ka pasur më parë infeksion pa e vënë re.

Gjithë ky zbulim bëhet përmes sistemit imunitar dhe antitrupave që gjendjen brenda trupit të njeriut, përmes analizës së gjakut.

Ndërsa, një person shpallet i shëruar nga coronavirusi vetëm atëherë kur rezulton negativ nga dy testet e llojit RT- PCR, pas testit të parë që i është bërë.

Secili njeri që ka simptoma të COVID-19 testohet nëse rezulton pozitiv mund të hospitalizohet apo të vetizolohet, gjithë kjo varet nga gjendja e pacientit.

Nëse pacienti është në gjendje të rëndë apo të ndërlikuar pas konsultimeve dhe kontrollave të mjekut hospitalizohet, por në rast se gjendja e tij është e mirë ai mundet vetëm të vetizolohet për shtatë ditë.

Pas një jave bëhet testi i dytë për të parë nëse po rezulton prapë pozitiv apo negativ, në rast se personi rezulton pozitiv i vazhdohet terapia por në rast se rezulton negativ bëhet prapë testi RT-PCR dhe nëse edhe testi i dytë rezulton negativ atëherë mjekët e shpallin të shëruar nga infeksioni.

Rrezikshmëri për të marrë infeksionin kanë personat të cilët kanë pas kontakt me personin i cili tashmë ka rezultuar pozitiv. Atyre u bëhet testi dhe u kontrollohet gjendja.

Këto teste në Kosovë tash e tre muaj po bëhen në Laboratorin e Mikrobiologjisë Moleklare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nga muaji mars e deri mbrëmë, në Kosovë janë bërë 23,137 teste për coronavirus, ku 2,590 kanë rezultuar pozitivë, prej tyre 1,394 pacientë me virusin SARS-COVID-19 janë shëruar dhe 48 kanë vdekur.