Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person që ishte raportuar i zhdukur në Pejë

Në Pejë është gjetur pa shenja jete një person që ishte raportuar si i zhdukur.

Sipas Policisë, viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Ndërkaq, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ngjarja njoftohet të ketë ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”.