Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Dragash

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Sahnje të Dragashit është gjetur në shtëpinë e tij një person pa shenja jete.

Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti është nën hetime.