Gjendet i vdekur personi i zhdukur nga Vushtrria

Është gjetur pa shenja jete Musli Krasniqi nga fshati Begaj i komunës së Vushtrrisë, i cili ishte raportuar si person i zhdukur nga data 28 tetor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, Policia së bashku me ekipin e Njësisë së kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot e kanë gjetur në një pusetë  trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga Begaj i komunës së Vushtrrisë.

Viktima është gjetur në një pusetë në Begaj.

“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.