foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur  në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i vdekur mbrëmë pak para mesanatës.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga ana e policisë po hetohet si vdekje e dyshimtë.