Gjendet i vdekur një 30 vjeçar në Ferizaj

Mëngjesin e sotëm, një 30 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Saraishtë të Ferizajt.

Sipas Policisë dyshohet se i njëjti është vetëvrarë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Sot në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në fshatin Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes”, ka thënë ai.

Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nen autorizim të Prokurorit kujdestarë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Veseli.