Gjendet e vdekur një 86-vjeçare në lumin Ibër në Zubin Potok

Policia e Kosovës njofton se një grua 86- vjeçare është gjetur e vdekur dje në lumin Ibër në Zubin Potok.

Rastin tek organet e rendit është raportuar djali i saj, 48 vjeçar i cili ka lajmëruar se nëna e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e saj.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti.

Trupi i pajetë dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.