Foto: Ilustrim

Gjenden mjete të pashpërthyera në Xërxë të Rahovecit

Një person në fshatin Xërxë të Rahovecit gjatë ditës së djeshme ka gjetur disa mjete të pashpërthyera.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 09:15, qytetari ka raportuar se  derisa ishte duke rrënuar shtëpinë e pabanuar, në oxhak ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së i ka asgjësuar mjetet e dyshuara.

Policia ka bërë të ditur se 72 fishekë janë tërhequr nga vendi i ngjarjes.