Gjashtë raste të reja me COVID-19, vaksinohen 114 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të MSh-së, janë testuar 585 testime. Në këtë ditë nuk është shënuar asnjë vdekje.

Përkundër dje që u dhanë veç dy doza, sot janë vaksinuar 114 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës kurse 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu, deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160.

Në total numri i rasteve aktive është 60.