ILUSTRIM - Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Në Fushë Kosovë janë raportuar dy raste, në Prishtinë një rast, në Obiliq një rast, në Prizren një dhe në Deçan një.

Në Fushë Kosovë një rast është raportuar se ka ndodhur më 17 dhe tjetri më 18 janar.

Në rastin e 17-janarit, i dyshuari thuhet se e kishte shqetësuar viktimën grua duke i dërguar mesazhe në telefon. Në këtë rast i dyshuari pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë të raportuar në Prishtinë, sipas policisë, një burrë ushtroi dhunë ndaj tre grave. Pas intervistimit, i dyshuari u lirua.

Në Obiliq, një grua u sulmua nga një person i cili është në kërkim policor. Bazuar në të dhënat e policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin 24-orësh thuhet se nën ndikimin e alkoolit, një burrë në Prizren ushtroi dhunë ndaj një gruaje. I dyshuari u dërgua në mbajtje.

Më datë 17 janar, në Deçan babai ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij.

“Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari u lirua” – thuhet në raport.