Ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh u raportuan në polici

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të raportit policor në tre raste dyshohet se burri ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Ndërsa në dy rastet tjera, burri ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe në rastin tjerët ndaj tërë familjes.

Dhe në një rast gruaja dhe burri janë rrahur mes vete.

Rastet kanë ndodhur në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Rahovec, Prizren, Prishtinë.

Në pesë nga gjashtë rastet të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse në rastin  tjetër pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.