Gjakovë, vdes një 66 vjeçar në vendin e punës

Mëngjesin e sotëm një person ka vdekur në vendin e tij të punës në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 09 e 48 një person mashkull i moshës 66 vjeçar është lënduar në vendin e tij të punës. Nga personeli mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe vdekja e viktimës”, tha Elezaj për KALLXO.com.

Në lidhje me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e gjithashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Në konsultim me prokurorin, policia ka hapur rast hetim i vdekjes.