Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Gjakovë, mbushi veturën me derivate me 500 euro false

Një burrë në Gjakovë edhe ankuar se dje një person i panjohur e ka furnizuar veturën me derivate dhe pagesën e ka kryer me një kartëmonedhë prej 500 euro, e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.

Sipas Policisë i dyshuari më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe rasti po vazhdon të hetohet.