Foto: Drejtoria e Inspekcionit, Komuna e Prishtinës/Facebook

Pompa jofunksionale në fshatin Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë, dyshohet për mbetje derivatesh në rezervuarë

Pompa jofunksionale në fshatin Mramor të Prishtinës, sipas komunës, përbënë rrezik të lartë për ambientin.

Përmes një njoftimi komuna thekson se, gjatë një vizite të drejtorisë së inspekcionit në teren u gjetën edhe rezervuarë që dyshohet se kanë ende mbetje të derivateve.

“Sot, Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin”, thuhet në njoftim.

“Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetje të derivative”, tutje u bë e ditur.

Pas inspektimit, komuna ka ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion.

“Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale”, theksohet tutje në njoftim.

Vlen të theksohet se pompa jofunksionale ndodhet pak metra larg liqenit të Badovcit, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e kryeqytetit dhe komuna tjera përreth.