Gjakovari pengon stafin mjekësor, prangoset nga Policia

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka penguar stafin mjekësor në Gjakovë në kryerjen e detyrës së tyre. Rasti, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme.

Pas raportimit të ndodhisë në Polici, këta të fundit e kanë lidhur të dyshuarin i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.