Gërvalla: Radoiçiqi duhet t’i dorëzohet Kosovës tani

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që njeriu kryesor i organizimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Millan Radoiçiq, t’i dorëzohet Kosovës.

Gërvalla ka thënë se shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi.

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë [farsë]. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”- ka shkruar ajo në platformën X, ish Twitter.

 

Gjykata në Beograd sot e ka liruar Millan Radoiçiqin nga mbajtja, një ditë pasi u ndalua nga autoritetet serbe.

Sipas vendimit të Gjykatës, në të njëjtën kohë, i është caktuar masa e ndalimit të largimit nga vendbanimi dhe iu është ndaluar nga territori i Serbisë pa aprovim nga Gjykata.

Gjithashtu, Radoiçiqit iu është ndalohet edhe ardhja në Kosovë.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Atij gjithashtu sipas vendimit gjykatës iu është konfiskuar pasaporta.