Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gazmend Muhaxheri përfundimisht i pafajshëm në akuzën për moszbatim të vendimit të gjykatës

Një vendim i Gjykatës në Pejë e kishte shpallur të pafajshëm Kryëtarin e Pejës për një rast penal të zhvilluar pranë kësaj gjykatë.

I njëjti vendim ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Muhaxheri akuzohej se në cilësinë e Kryetarit të Komunës refuzoi të zbatojë vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit që e obligonte atë që ta kthejë në vendin e punës Hysni Selmanajn, ish-Drejtor i Auditimit të Brendshëm në komunën e Pejës.

Prokuroria për vendimin e Gjykatës së Apelit kishte parashtruar kërkesë për mbrotje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.

Kjo kërkesë e Prokurorisë është refuzuar nga Gjykata Supreme, duke vërtetuar kështu dy  vendimet e gjykatave për këtë rast.

Sipas Gjykatës Supreme kërkesa është e pabazuar.

Komuna e Pejës punëson vajzën e gjykatësit që liroi nga akuza Gazmend Muhaxherin