Gazetarët e BIRN fitojnë çmimin e parë dhe të tretë në fushën e prokurimit publik

Në kuadër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve për gazetarët më të mirë për raportim në fushën e prokurimit publik në Kosovë, Lëvizja FOl ka shpallur fituesit e tre çmimeve kryesore. Gazetarja hulumtuese e BIRN, Doruntina Kastrati  ka fituar çmimin e parë me hulumtimin, “Tenderi i dyshimtë për familjen e ministrit”  ndërsa gazetarët hulumtues, Valon Fana dhe Virtyte Gërvalla nga BIRN kanë fituar çmimin e tretë me hulumtim, “Komuna e Gazmend Muhaxherit kurdis tenderin për familjarët e Ramiz Kelmendit”.

Gazetarja, Dorentina Kastrati tha se inkurajon gazetarët që fokus të punës së tyre të kenë fushën e prokurimit.

“Ky ka qenë shembull i një tenderi se si janë inkorporuar  në një tender shumë shkelje prej konfliktit të interesit, lidhjeve familjare dhe lidhjeve politike. 30% e buxhetit të Kosovës shkon në prokurim kjo është një inkurajim për gazetaret që të kenë fokus fushën e prokurimit. Falenderoj për vlerësimin Lëvizjen FOL dhe USAID”, tha Kastrati.

Ndërkaq, Valon Fana nga BIRN, fitues i çmimit të dytë nga Lëvizja FOL tha se është ndjenjë e vecantë fitimi i këtij çmimi.

“Është ndenjë e veçantë  që sot jemi vlerësuar me një çmim. Ne do të vazhdojmë  t’a bëjmë këtë punë është kënaqësi  që vlerësohemi dhe është një shtysë për neve”, tha Fana.

Ndërkaq vendin e dytë e ka fituar gazetari, Besnik Krasniqi nga Kohavision me hulumtin, “ Dallavere për hava”.