Gastronomët: Po falimentojmë

Shoqata e gastronomeve të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ky sektor po shkon drejt falimentimit.
Ata thonë se si punëdhënësit më të mëdhenjë janë ndër të parët që janë mbyllur në muajin mars, kurse tani punojnë me gjysmë staf dhe orar të shkurtuar.

“Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit. Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar,” janë shprehur në njoftim.

Ata gjithashtu kanë theksuar se kanë marr vetëm një ndihmë nga shteti prej 170 euro per stafin, por përkundër kësaj kanë paguar taksat dhe nuk kanë larguar staf nga puna.

“Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna,” theksohet tutje në njoftim.

Shoqata kërkon ndihmë nga shteti në këtë krizë, e jo presion dhe shqiptim të gjobave për vonesa të pagimit të taksave.
Qeveria e Kosovës në mesin mesin e masave që jane marr për parandalimin e përhapjes së COVID-19 është edhe mbyllja e kafiterive nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Më poshtë keni njoftimin e plote të shoqatës:

Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit!!!
Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar.
Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna.
Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren!
Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash.