Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Fushë Kosovë, konfiskohen pajisje për falsifikim të parave dhe mijëra euro të falsifikuara (FOTO)

Një aksion i policisë së  Kosovës ka zbardhur një rrjet të falsifikimit të parave në Fushë Kosovë.

Gjatë  ontrollit në një shtëpi banimi në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë. policia ka hasur në një sasi të parave dhe bankënota të ndryshme, në total prej 3 mijë e 830 eurove, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Gjithashtu gjatë bastisjes në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe një pajisje për ngjitjen e shiritave të parave, shirita të kartëmonedhave 50 euro dhe 100 euro, një sasi e shenjave të sigurisë së parave(si holograme, kinograme, shirita të sigurisë), si dhe një sasi e materies së lëngët që përdoret për pastrim parash.

Policia ka treguar se të gjitha gjësendet që dyshohet se janë të kundërligjshme janë konfiskuar nga e Njësia e Forenzikës dhe personi i dyshuar me iniciale B.Sh., është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar, ku me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje prej 48 orëve për procedura të mëtejme.