
Fushë-Kosovë, arrestohet 15-vjeçari, dyshohet për përfshirje në vjedhjen e një veture
02.2.2023 - 19:16
Një 15-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga hetuesit e stacionit policor të Fushë-Kosovës nën dyshimin se është përfshirë në kryerjen e veprës penale – vjedhje e rëndë.
Sipas Policisë, përmes rrugëve operative mbrëmë ishte identifikuar dhe arrestuar i mituri P.K.
Policia ka thënë se ai dyshohet me arsye për përfshirje në rastin e vjedhjes së veturës, të ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë-Kosovë.
Tutje është thënë se i dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga prokurori për të mitur, është dërguar në mbajtje për 24 orë, për fazat e mëtejme të procesit hetimor.