Fushë-Kosovë, 4 persona kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së kokainës

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi njëmujor dje rreth orës 15:10 ka zhvilluar një operacion me ç ‘rast në parkingun e një pompe të derivateve në Fushë-Kosovë, në brendi të veturës BMW ngjyrë e zezë, me targa vendore, ka arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar: A.B.,  A.M.,  F.A., dhe D.J., të cilët janë hasur duke shkëmbyer substanca narkotike me para.

Gjatë arrestimit tek i dyshuari A.M. janë gjetur një sasi e narkotikeve e llojit kokainë me peshë prej 11.1 gramë të cilën e  kishte blerë nga i dyshuari tjetër A.B., dhe tek i cili janë gjetur 650 euro para të gatshme të cilat i kishte nga të dyshuarit që gjendeshin në automjet dhe tek këmbët i është gjetur një sasi e kokainës me peshë 6.1 gramë.

Pas arrestimit të personave të dyshuar në konsultim me autoritetet e drejtësisë është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit  A.B., e cila gjendej ne Fushë-Kosovë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: gjashtë paketime të madhësive të ndryshme të mbushura me kokainë me peshë të përgjithshme prej 83.7 gramë, 4,150 euro para të gatshme (që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e narkotikeve), një  peshore digjitale, gërshërë dhe pajisje të cilat i ka përdorur për paketimin e narkotikëve.

Gjate operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMW ngjyre e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme.