Klinë - 13.03.2020

Furnizimi i Qeverisë për Klinën mungojnë materiale

Qendra e Mjekësisë Familjare në Klinë ka pranuar materialet e para nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e situatës nga shfaqja e rastit të parë me virusin corona në këtë komunë.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Hekuran Sejdiu ka konfirmuar për KALLXO.com se një kontigjent me doreza dhe maska ka arritur mirëpo në to nuk ka materiale të tjera.

“Disa maska edhe dorëza kanë arritur nga Ministria e Shëndetësisë, por jo ato qe i kemi kërkuar dhe po vazhdojmë ti kërkojmë vazhdimisht” tha Sejdiu.  Sejdiu shtoi se nuk janë të informuar se ka ndonjë rast të ri të dyshuar me virusin COVID-19.

Gjatë ditës Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia njoftoj se në drejtim të komunës së Klinës dhe Vitisë do dërgoheshin furnizime. Dy komunat janë në karantinë për shkak të shfaqjes së të infektuarve të parë në këto dy komuna.