Ilustrim

Ftohet në polici pas publikimit të fotografisë me armë në dorë

Një person nga Malisheva është në polici dje.

Kjo ka ndodhur pas publikimit të një fotografie në rrjete sociale nga i dyshuari në të cilën shihej me armë në dorë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se në një aheng familjar me atë armë kishte shkrepur disa fishekë. Ndërsa, sipas të dyshuarit, arma është e xhaxhait të tij.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, ndërsa në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.