FSK trajnohet për materiet e rrezikshme në Çeki

Pjesëtarë tëe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në trajnimin në Institutin e kërkimeve ushtarake për materiet e rrezikshme në Republikën e Çekisë.

Sipas FSK-së, trajnimi “Live Agent Training” ka për objektiv aftësimin e pjesëtarëve për operacione kundër agjentëve luftarak kimik.

Gjithashtu, qëllimi i trajnimit është të bëjë rritjen e konfidences së pjesëtarëve për veshjet mbrojtëse, pajisjeve, detektimin dhe dekontaminimin e agjenteve të ndryshëm luftarak kimik si Sarin, Mustard, Lewisite dhe Vx.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Defense Threat Reduction Agency (DTRA), pjesëtarët e FSK-së (Kompania e Materieve të Rrezikshme) kanë realizuar trajnim në Institutin e Kërkimeve Ushtarake (Military Research Institute) në Vyskov të Republikës së Çekisë” – njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.