Fqinjët nuk e kishin parë që tre ditë, gjendet i vdekur në banesë burri nga Prizreni
15.5.2022 - 08:45
Disa banorë të një lagje në Prizren kanë njoftuar forcat e rendit se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës.
Aty është hasur trupi i një burri, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.