FOTOGALERI - Aksioni i PSD-së, vendosin një kovë me qershia në hyrjen e qeverisë

Partia Socialdemokrate (PSD) para qeverisë ka mbajtur aktivitet simbolik rreth temës së dialogut, duke vendosur një kovë me qershi.

Sipas PSD-së, kjo kovë është një “simbol i gënjeshtrave të qeverisë për marrëveshjet me Serbinë”.

Teutë Rrusta nga PSD tha se ky aksion me qershi është një barsoletë për faktin që kryeministri Kurti po realizon ato marrëveshje për të cilat ka thënë se do i rinegociojë ose rrëzojë.

“Mendojmë që këtë barsoletën e dinë të gjithë, është tallje me hipokrizinë që përkon me dialogun dhe marrëveshjet që Kurti po i realizon, e për të cilat, është thënë se do rinegociohen ose rrëzohen. Jemi në situatë që nuk do kemi epilog me ndryshe të dialogut” – tha Rrusta para mediave.

Sipas saj, barsoleta me qershi njihet edhe nga Nastradini që i ka hedhur qershitë e prishura e më pas i ka marr prapë nga shporta.

“Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë se qershitë nuk duhet mu ngrënë, pastaj ka nis t’i marrë nga shporta me arsyetimin se ndoshta nuk janë prishur të gjitha nga bërlloku. Ideja është kur t’i kritikon diçka dhe përfundon si zbatues i tyre” – ka thënë Rrusta.