FOTO: Vrimat e plumbave në autoblindat e Policisë

Policia e Kosovës në një komunikatë për media për gjithë situatën e krijuar gjatë ditës së sotme në veri të vendit ka publikuar edhe disa fotografi të autoblindave me vrima pas sulmit me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë është raportuar se 10 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre 7 zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe 3 zyrtarë te nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë është lënduar.

Sipas njoftimit, operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është e qetë.

Ndërsa Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë.