(FOTO) Vërshimet në Miradi të Ulët

Të reshurat e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar vërshime në shumë rajone të Kosovës e një nga komunat më të prekura është edhe Fushë Kosova.

Një qytetar ka dërguar foto në KALLXO.com duke treguar se fshati Miradi e Ulët është pothuajse i mbushur me ujë.

Nga fotot shihet se hyrja për në këtë fshat është e pakalueshme.

Po ashtu shihet se shumë shtëpi janë prekur nga këto vërshime dhe shumë biznese.

KALLXO.com gjatë ditës do të jetë në disa zona që janë prekur nga vërshimet dhe do të raportojë në lidhje me gjendjen aktuale.

Reshjet e fundit të shiut që kanë shkaktuar vërshime të mëdha në vend, kanë prekur edhe magjistralen Prishtinë – Pejë.

Shumica e komunave në Kosovë janë duke u përballur me rrugë të prishura, ura të rrëzuara, ndërprerje të rrymës elektrikë si dhe përmbytje të shtëpive të tyre pas rritjes së reshjeve atmosferike ditëve të fundit.

Komunat po ashtu kanë krijuar ekipet emergjente të reagimet pas këtyre vërshimeve, kurse kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka paralajmëruar krijimin e fondit emergjent për vërshime.