Shtyllë e lakuar - Foto: KALLXO.com

FOTO: Stuhia këputi kabllo e rrëzoi shtylla elektrike në fshatrat e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar se bora që ka rënë mbrëmë ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në këtë komunë.

Tutje Ramosaj ka thënë se ekipet e KEDS-it janë duke punuar për të rregulluar problemet e shkaktuara.

“Të dashur qytetarë, bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Në KALLXO.com, qytetarët kanë dërguar fotografi nga fshatrat e Deçanit në të cilat shihet se janë dëmtuar shtyllat elektrike dhe kabllot e rrymës kanë rënë në tokë.