FOTO - Serbët në Gazimestan të Obiliqit festojnë 'Vidovdanin'

Dhjetëra serbë janë mbledhur në Gazimestan të Obiliqit për të shënuar festën religjioze ortodokse të Vidovdanit.

Pjesëmarrja e këtyre serbëve po manifestohet me këngë e simbole nacionaliste serbe.

Për mbarëvajtjen e festës religjioze ortodokse është përkujdesur Policia e Kosovës.

Këta të fundit kishin njoftuar edhe dje se kanë përgatitur plani operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit të kësaj feste.

Vidovdan është festë fetare serbe që festohet çdo 28 qershor.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga Gazimestani i Obiliqit: