FOTO - Rritet niveli i ujit në Batllavë

Pas disa javëve me thatësi të madhe, duket se të reshurat e shiut të ditëve të fundit kanë rritur nivelin e ujit në liqenin e Batllavës.

Nga fotografitë e siguruara nga KALLXO.com, shihet se liqeni është mbushur me ujë më shumë se zakonisht.

Niveli i ujit është rritur pas reshjeve të shtiu në javën e shkuar, ndërsa edhe sot është paralajmëruar për mot me vranësira dhe riga të izoluara shiu.

Ditë më parë edhe kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” kishte njoftuar se ishte shënuar ngritje e madhe e nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës.

Mirëpo kompania ka kërkuar nga qytetarët që ujin ta shpenzojnë në mënyrë racionale për t ‘i ruajtur këto burime.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.