Foto: KALLXO.com

FOTO: Aksident në Llapushnik, krijohen kolona të gjata

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Llapushnikut.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në foto shihet një veturë “Golf VI” e dëmtuar rëndë në këtë aksident.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë e gjatë e veturave.

Sipas qytetarit, kolona është nga Llapushniku në Komoran.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes: