(FOTO) Aksident afër ndërtesës së Radio Kosovës në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur para disa minutave afër ndërtesës së Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Sipas fotografive që ka siguruar KALLXO.com, në këtë aksident është përfshirë një veturë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.