Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident në Prishtinë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes pasi godet këmbësoren

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën ‘Billl Klinton” në Prishtinë. Një veturë ka goditur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë atë të shtrirë në rrugë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe si pasojë e tij një këmbësore ka marrë lëndime trupore.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes” – ka thënë ajo.

Ahmeti ka thënë se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.