Aksident mes dy veturash në Prishtinë – FOTO

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë, afër Mensës së Studentëve.

Sipas fotove të siguruara nga KALLXO.com, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe autoambulanca.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

KALLXO.com lidhur me këtë aksident është në pritje të përgjigjes nga ana e policisë.