Formohet komisioni organizativ për shënimin e ‘Epopesë së UÇK-së’

Qeveria në detyrë ka themeluar sot Komisionin Organizativ për shënimin e ‘Epopesë së UÇK-së’ që do të mbahet me 5,6 dhe 7 mars.

Në krye të këtij komisioni është emëruar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.

Anëtar i Komisionit do të jetë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Në këtë Komision janë emëruar edhe ministra të tjerë të qeverisë në detyrë, nga Zyra e Presidentit, nga Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Organizatat e dala nga Lufta e Organizata të Shoqërisë Civile.

“Epopeja e UÇK-së”, organizohet që disa vite, kur përkujtohet lufta 3 ditore e familjes së komandantit Legjendar, Adem Jashari në Prekaz të Skenderajt.