Ilustrim, Foto: Loreta Cuka
Forcimi i Lekut i shtrenjton pushimet për kosovarët
13.8.2019 - 23:40
Muaji gusht bashkë me pikun e sezonit turistik, ka sjell forcimin e lekut karshi valutave tjera.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 120.82 lekë ose 0,34 lekë më pak se një ditë më parë, dollari amerikan humbi 0,31 lekë dhe u kuotua në vlerën 107.84 lekë. Ndërsa paundi britanik u zhvlerësua ndjeshëm me 0,78 lekë dhe këmbehet me 130.16 lekë.
Aktorët e tregut shprehet se, luhatjet në tregun valutor janë të pritshme në gjatë sezonit veror, por sipas tyre, fluksi në rritje i turistëve rrit prurjet e valutës dhe reflekton forcimin e pozitave për lekun.
Forcimi i lekut nënkupton se shtrenjtohen çmimet për pushuesit nga Kosova.