Vetëm tre gra në krye të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës

Vetëm tre gra do të udhëheqin në tre Fakultete të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa në krye të 11 fakulteteve të tjerë do të jenë burrat.

Në mbledhjen e Senatit të Universitetin të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, janë emëruar 14 dekanë në secilin Fakultet, prej të cilëve tre janë gra.

“Kjo ndodh për shkak të kontekstit kulturor, patriarkal, mostrajtimit të barabartë të gruas në pozita publike, dominimit ku më shumë artikulohet forca e argumentit muskulor sesa arsyeshmëria profesionale apo pregaditja arsimore, jobarazia në përzgjedhje etj. E për atë shkak kemi dispoporcion mes gjinive në sektorin publik me theks te veçantë ne pozita vendimmarrese, sikurse rasti me perzgjedhjen e dekaneve ne Universitetin e Prishtines”, ka thënë Genc Xerxa, Sociolog.

Dekanet gra të zgjedhura për udhëheqjen e Fakulteteve janë Lindita, Rugova, në Fakultetin  Filologjik, Suzana Manxhuka-Kërliu, në Fakulteti i Mjekësisë dhe Violeta Nushi në Fakulteti e Arkitekturës.

Të tre deknate, nuk e shohin të mjaftueshme të jenë në këtë pozitë dhe gruan e shohin më të aftë dhe në më shumë funksionë udhëheqëse.

Lindita Rugova, dekane në Fakultetin  Filologjik dhe Suzana Manxhuka-Kërliu, në Fakulteti i Mjekësisë, janë  rizgjdhur për këtë pozitë për të dytën herë.

“Gratë janë të afta dhe të gatshme të marrin role dhe funksione udhëheqëse, jo vetëm në universitet, po në çdo sferë të jetës. Në shoqëritë si kjo e jona, te të cilat ende vërehet ndikimi tradicional i zhvillimit shoqëror dhe në të cilat burrat kanë pasur gjithmonë rol dominant në familje dhe shoqëri, gruaja në pozitë shihet si person me më pak ndikim në zhvillim të politikave dhe të strategjive udhëheqëse, ndonëse gratë janë njësoj të afta dhe të përgatitura për t’I shtyer proceset përpara”, ka thënë Rugova.

“Gruaja Kosovare nuk është sa duhet e përfaqësuar në pozita udhëheqëse akademike. Duhet të bëhet një avancim në kulturën institucionale, duke adresuar paragjykimin qoft me vetëdije apo pa vetëdije të burrave; duhet siguar solucione për integrim të punës vs. jetës së grave, të mundësohet avancimi i shpejtë i grave njëjtë si i burrave, si dhe përmirësim i zhvillimit të lidershipit të grave”, është shprehur Manxhuka-Kërliu.

Ndërsa Violeta Nushi, dekane në Fakultetin e Arkitekturës, thotë se është duke ndryshuar çasja dhe gruaja është duke u avancuar në pozitat udhëheqëse.

“Mendoj se në këtë drejtim viteve të fundit ka ndryshuar qasja që edhe në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, që në njësit akademike të ketë udhëheqëse gra. Është karakteristike sepse në vitet e fundit, edhe pse një numër i vogël janë dekane, megjithatë në bazë të cilësisë ato kanë dhe do udhëheqin njësit më të rëndësishme të UP-së, siç janë: studimet e Mjekësisë, studimet e Arkitekturës dhe studimet e Filologjisë, një fakt ky mjaft i rëndësishëm në udhëheqjen e gruas në pozitën e Dekanes”, ka thënë Nushi.

Sociolgu Xërxa ngritjen e pozitës së e gruas në shoqërinë tonë e sheh si një rritje në “heshtje”.

“Ne si shoqëri ende nuk e kemi tejkaluar emancipimin e gjinisë mashkullore nga kthetrat patriarkale që dominojn në rrethin tonë social që të lirojnë vend për gratë e sukseshme që në vendin tonë janë në rritje dhe bukur mirë po ia dalin aty ku ato po udhëheqin, shumë më mirë se sa burrat. Zakonisht sipas disa sondazheve edhe ne nivelin global, burrat avansojn me pozita vendimmarrëse dhe të ardhurat mujore ne krahasim me gratë”, ka thënë Xërxa.

Në mandatin e kaluar në pozitën e dekanit kanë udhëhequr 11 burra, gra kanë qenë vetëm dy, në krahasim më vitin e kaluar këtë vit është një grua më shumë në këtë pozitë.

Deri në momentin e publikimit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk ka kthyer përgjigjie për këtë çështje.

Konkursi për rektor të Universitetit të Prishtinës është hapur dhe zgjedhja e rektorit do të bëhet më 29 korrik, mandati do të filloj më 1 tetor të këtij viti dhe zgjatë deri më 30 shtator të vitit 2024.